Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se gjatë ditës së sotme, moti do të jetë i kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe me vranësira në zhvillim përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore.
Në mesditë parashikohen reshje shiu të izoluara përgjatë relieveve malore.
Era do të jetë nga veriperëndimi-verilindja 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 10m/s.
Valëzimi i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/36 | Diell re |
| Kukës | 18/32 | Diell shi |
| Lezhë | 22/36 | Diell re |
| Dibër | 1731 | Diell shi |
| Durrës | 23/36 | Diell |
| Tiranë | 23/36 | Diell re |
| Elbasan | 22/36 | Diell shi |
| Berat | 19/36 | Diell re |
| Vlorë | 20/33 | Diell |
| Korçë | 17/30 | Diell shi |
| Gjirokastër | 18/35 | Diell re |
| Sarandë | 19/34 | Diell |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi