Xhino Koça një 29-vjeçar nga Durrësi, i dha fund tragjikisht jetën duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” ku ndodhej i shtruar prej 4 ditësh pasi ishte prekur nga koronavirusi.
Sipas një njoftimi zyrtar të policisë së Tiranës, i riu është vetëhedhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të së enjtes, duke ndërruar jetë.
Për ngjarjen e rëndë kanë nisur hetimet, ndërsa në një reagim të spitalit “Shefqet Ndroqi” thuhet se i riu po trajtohej “me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar”
Xhino Koça ishte djali i vogël i një familje durrsake, ndërsa nëna e tij është stiliste e njohur. Trupi i tij i pajetë u dërgua në morgun e Tiranës, aty ku ishte e pamundur të merrje një reagim të të afërmve për arsyet që mund ta kenë çuar Xhinon drejt aktit ekstrem të vetëvrasjes
Postimi i plotë i “Shefqet Ndroqit”:
Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar. Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.//Shqiptarja.com///
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?