SARANDË, 19 Mars -Radio Saranda/// Një numër mjekësh dhe infermierësh ,sot në pension në Sarandë, kanë shprehur dëshirën për t’u angazhuar si vullnetarë pranë kolegëve të tyre ne institucionet ne vijen e pare te shëndetit publik në qytetin bregdetar.
Burime zyrtare nga këto instiotucione bënë të ditur sot për Radion “Saranda” se “Mjekët dhe infermierët në pension kane kontaktuar dhe janë paraqitur vetë në DREJTORINE E SHERBIMIT SPITALOR për të ofruar angazhimin e tyre konkret pranë kolegëve të bluzave të baradha në çdo pozicion që do të gjykohet si i dobishëm”.
Rasti i vullnetarëve të sektorit të shendetit publik në Sarandë është mirëpritur me optimizëm nga punojësit e vijës së parë të ketij sektori.
Vullnetarët e shëndetit në Sarandë u bashkohen kështu dhjetra e qindra rasteve në kolegëve të tyre në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, për t’iu përgjigjur emergjencave që diktohen nga situata për të menaxhuar sa më mirë problematikat nga koronavirusi ne vendin tonë dhe për të shpëtuar jetë njerëzish.///R-SR///
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?