SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Tensioni ne Bajkaj.Kryeplaku: Nuk na ka pyetur askush.

Tensioni dhe perplasja ne Bajkaj të bashkise Delvinë, sipas kryetarit te fshatit/kryeplakut Blerim Kulla, erdhi pasi askush nuk i ka pyetur per nje gurore qe nje firme private kerkon te hape ne afersi te fshatit.

Kryetari i fshatit tha se “Asnje degjese publike nuk quhet e mireqene nese nuk ka dijeni kryesia e fshatit e zgjedhur nga vete banoret”.

“Hapja e kësaj guroreje nuk i shërben komunitetit, përkundrazi prish bimësinë dhe ndot mjedisin”- shprehen ata.

Keshilli i fshatit, akuzoi organizatoret e nismes per celjen e gurores per manipulim dhe sajim te degjesave publike.

Kryetari i fshatit Blerim Kullai per reagimin e tij u shoqerua te merkuren ne policine e Delvines se bashku me disa persona te tjere.

Te ndodhur para protestes se fshatit Bajkaj dhe shkeljeve te procedurve ligjore per degjesat publike, te interesuarit per gurore te re prane fshatit Bajkaj, perfshi edhe disa zyrtare te disa niveleve, i druhen frikes per nje shkallezim te metejshem te zemerimit te banoreve.///

error: