Ish-kreu i AKU-së Vlorë ,Syrja Binaj ka humbur betejën me COVID-19 në moshën 55-vjeçare.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit përmes një mesazhi ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Syrja Binaj shprehet se ai ishte një shembull i shkëlqyer në punë për përpjekjet në garantim të sigurisë ushqimore në vend.
“Është ndarë nga jeta në orët e vona të mbrëmjes së shkuar në moshën 55 vjeçare Syrja Binaj, një nga kolegët tanë të shtrenjtë duke humbur betejën me COVID-19. Binaj ishte i shtruar pranë Spitalit Covid-2, ku po merrte edhe ndihmën mjekësore. Me gjithë përpjekjen e mjekëve nuk mundi t’ia dilte kësaj sëmundjeje. Syrja Binaj ka punuar pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të Qarkut Vlorë, prej afro nëntë vitesh si veteriner duke dhënë një shembull të shkëlqyer në punën dhe përpjekjet në garantim të sigurisë ushqimore në vend .Prej një periudhe një vjeçare ka qenë në drejtim të Drejtorisë Rajonale të AKU-së Vlorë, duke sjellë shembuj menaxhimi dhe profesionalizmi të lartë”, shprehet AKU.
“Stafi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nën emrin e Drejtorit të Përgjithshëm Robert Lili i shpresh ngushëllimet më të sinqerta familjes Binaj, për këtë humbje të madhe të njeriut të tyre të dashur dhe kolegut tonë të shtrenjtë. U prefsh në paqe i nderuar Syrja”, shprehet AKU në mesazhin e ngushëllimit.
Gjithashtu deputeti i PS-së Damian Gjiknuri ka shprehur dhimbje dhe njëherazi ngushëllime për familjen për ndarjen nga jeta të Syrja Binaj, koordinator i PS-së në Vlorë.
Syrja Binaj, ishte gjithashtu edhe koordinator i Partisë Socialiste në Vlorë.///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë