Qytetarët e Sarandës kanë tashmë një rrugë më shumë të asfaltuar që lehtëson dhe përmirëson ndjeshëm lëvizjen e tyre dhe të pushuesve.
Kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma dhe deputetët e Partisë Socialiste Damian Gjiknuri dhe Alket Hyseni inspektuan rrugën “Idriz Alidhima”.
“Falë investimi nga të ardhurat e bashkisë, është bërë riveshja me shtresë asfaltike, sistemimi i kunetave anësore dhe po vazhdon plotësimi me sinjalistikën rrugore vertikale dhe horizontale”, – tha Gurma.

Kryebashkiaku Gurma u shpreh se “është një investim më shumë në infrastrukturë, që lehtëson dhe përmirëson ndjeshëm lëvizjen qytetarëve dhe pushuesve në këtë zonë të qytetit”.
Saranda është një ndër qytetet më të rëndësishme turistike në jug të vendit dhe përmirësimi i infrastrukturës është ndër objektivat kryesore të bashkisë.///ATSH///
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?