– “Zgjerimi i kufirit grek me Shqipërinë është marrëzi sepse shtrirja e deklaruar nga kryeministri grek, plus 6 milje nuk është një shtrirje në ujërat territoriale të Shqipërisë por është ushtrimi i një të drejtë të Konventës Ndërkombëtare të së drejtës së detit të vitit 1982, të drejtë të cilën Shqipëria e ka ushtruar pa pyetur Greqinë”, tha sot Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Top Channel”.
Ai sqaroi se deklarata e autoriteteve greke nuk ka lidhje me marrëveshjen me Shqipërinë, duke theksuar se Greqia nuk do “gllabërojë” ujërat territoriale shqiptare, por se thjesht shteti fqinj po ushtron të drejtën që buron nga Konventa e të Drejtës së Detit, miratuar në Montego Bay në vitin 1982”.
“Edhe Shqipëria është shtrirë. Kufiri detar mes dy vendeve nuk është si gardh mes parcelave. Mes parcelave ujore ka një zonë të ndërmjetme dhe shtrirja në atë zonë është një e drejtë që buron nga konventa. Nuk ka lidhje me marrëveshjen, ne kemi diskutuar me parë dhe jemi të gatshëm të diskutojmë edhe sot. Askush, as Greqia apo Shqipëria nuk thotë se nuk ushtron dot këtë të drejtë. Si të thuash rruga në mes trotuaresh nuk është pjesë e të drejtës tonë për të qëndruar aty”, tha Rama.
“Ne kemi diskutuar gjatë me palën greke më pare. Jemi të gatshëm të vazhdojmë edhe sot por kjo s’ka lidhje me marrëveshjen. Marrëveshja as nuk e merr këtë temë që ta diskutojë dhe askush në anën tjetër nuk mund dot të thotë se ju nuk mund të ushtroni këtë të drejtë se nuk ka lidhje. Është si të thuash, ne jemi këtu nga një anë e kësaj hapësire, trotuari është në anën tjetër dhe në mes është rruga. Rruga në mes nuk është pjesë le të themi e të drejtës sonë për të qëndruar këtej apo të drejtës së pales tjetër për të qëndruar andej, por është pjesë e së drejtës së atyre që qarkullojnë aty. Kështu është dhe deti”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.