– Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh sot se është me rëndësi që të zgjidhet mosmarrëveshja territoriale në Mesdhe midis Greqisë dhe Turqisë, dy partnere të NATO-s.
“Kjo nuk mund të na lërë indiferentë”, tha Merkel në lidhje me situatën.
“Është e rëndësishme të sigurohemi që situata të mos përshkallëzohet më tej”, shtoi ajo para gazetarët në Berlin, ndërsa Gjermania, e cila po luan një rol ndërmjetësues në krizë, qëndron me pjesën tjetër të Bashkimit Europian pas vendit anëtar, Greqisë.
Liderja gjermane shtoi se ajo ka kryer diskutime shumë intensive me presidentin francez, Emmanuel Macron, mbi këtë çështje./atsh///
ME SHUME LAJME
Ksamil. Humbet jetën në aksident 20 vjeçari
FOKUS – Vështirësitë ekonomike mund të përshpejtojnë plakjen e trurit
Ksamil. Shkel perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar pushuesit, ndëshkohet me 500 000 lekë drejtuesi i mjetit.