– Mijëra kinezë garuan në ankand për të blerë një numër telefoni “fatsjellës”, i cili përfundimisht u shit për një shumë marramendëse prej 2,25 milionë juan ose 300 000 dollarë.
Ky numër telefoni përfundon me pesë 8-ta, një numër i konsideruar si fatsjellës, sepse fjala “tetë” në gjuhën mandarine është homonim me fjalën “begati”.
Në ankand morën pjesë më shumë se 5 000 persona.
Në Kinë është e zakonshme që kompanitë, të cilat kërkojnë t’u bëjnë përshtypje klientëve të tyre, ose individë të pasur, të paguajnë për një numër telefoni që konsiderohet “fatsjellës”.
Numri 8 është më i kërkuari, duke qenë se tradicionalisht është shenjë e fatit dhe suksesit.
Kur Pekini priti Olimpiadën 2008, ceremonia e hapjes nisi zyrtarisht në 8:08 të mëngjesit të 8 gushtit.
Numri më pak popullor është 4, që në gjuhën mandarine shqiptohet si fjala “vdekje”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI