Deklaratë për mediat
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dënon aktet e vandalizmit të tabelave orientuese në gjuhën greke të sinjalistikës rrugore, në disa njësi administrative në Finiq.
Komisioneri Dr. Robert Gajda fton qytetarët të distancohen nga këto provokime vizive dhe të ruajnë bashkëjetesën shekullore të të gjithë grupeve shoqërore, apo pakica kombëtare, që gëzojnë të drejtat e Njeriut si të gjithë të tjerët, si vlerë e patjetërsueshme Kombëtare.
Komisioneri për mbrojtjen nga Diskriminimi i kërkon autoriteteve përgjegjëse të infrastrukturës rrugore të ndreqë sa më parë tabelat dygjuhëshe, si dhe i kërkon Policisë së Shtetit të zbardhë ngjarjen, duke vënë përpara ligjit autor/ët.
Komisioneri garanton të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë në grupe shoqërore apo pakica kombëtare se do të jetë avokat i të drejtave që sanksionon Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë.///
ME SHUME LAJME
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie
PD bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi i heq të drejtën e fjalës Berishës: Thirrje për dhunë.
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri