/ATSH-AFP/ – Më shumë se 404 020 raste infektimi dhe 18 259 të vdekur u regjistruan sot në 175 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 2 113 vdekje të reja dhe 42 510 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë njoftuar më shumë raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë Italia me 743 vdekje, Spanja me 514 dhe Franca me 240.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 81 171 raste, përfshirë 3 277 vdekje dhe 73 159 të shëruar. 78 raste infektimi dhe 7 vdekje u njoftuan midis të hënës dhe të martës.
Që nga dita e djeshme, Arabia Saudite, Islanda, Kepi i Gjelbër, kanë njoftuar vdekjet e para nga COVID-19. Birmania njoftoi rastin e parë të infektimit.
Europa – 212 842 raste (11 921 viktima).
Azia – 98 895 raste (3 573 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 51 847 raste (624 viktima).
Lindja e Mesme – 29 508 raste (1 972 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 6 567 raste (98 viktima).
Afrika – 2 137 raste (62 viktima).
Oqeania 2 225 raste (9 viktima)./ //R-SR//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI