Të shtëna me armë janë dëgjuar në bregdetin romak, ku u plagos një shqiptar. Ngjarja ndodhi në plazhin e Torvaianica, ku dy burra të maskuar mbërritën në bregdet me motor.
Njëri prej tyre doli me armë në dorë dhe hyri në plazh mes notarëve duke qëlluar mbi shqiptarin, i cili rezulton me precendentë penal, raportojnë mediat italiane. Shqiptari, i cili njihet si Simone, u dërgua me urgjencë në spital me helikopter ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Dy autorët u larguan menjëherë me motor ndërsa karabinierët kanë nisur hetimet për identifikimin e tyre dhe për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë. Sapo dëgjuan të shtënat, pushuesit u frikësuan dhe shkuan menjëherë pranë të plagosurit për ti dhënë ndihmën e parë.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi