//SARANDE, 25 Mars,Radio SARANDA// Krahas frikës nga COVID-19 që po përjetojnë banorët në fshatra të minoritetit grek në Bashkinë e Finiqit,, tani u duhet të përballojnë edhe frikën nga vjedhjet.dhe grabitësit e natës.
Një seri grabitjesh kanë ndodhur gjatë kohëve të fundit në disa fshatra të kesaj bashkie si në Krane, Finiq, Dhivër etj,.
I pyetur për këto grabitje të cilat shpesh shoqërohen edhe me kërcënimin e jetës së pronarëve të shtëpive, sic ishte rasti I ditëve të fundit në familjen Fani në Finiq, kryetari I bashkisë Kristo Kiço tha për Radion “Saranda” se “Krahas shqetësimit për masat kundër kronovurisit, tani , në duhet të përballemi edhe me krimin e grabitjeve dhe vjedhjeve në disa fshatra. “
Sipas tij , megjithë punën e postës së policisë në Livadhja, ,duhen kapacitete më të mëdha për të siguruar qetësinë dhe sigurinë e banorëve në 58 fshatrat e Finiqit, ku aktualisht dominojnë moshat e treta për shkak të emigrimit .
Kiço vuri në dukje se I ka kërkuar një takim Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj , në një moment të përshtatshëm për të diskutuar pikërisht , masat për sigurinë e jetës dhe pronës së banorëve .///R-SR///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.