– Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim vizitoi fundjavën e kaluar ne Xarrë të Konispolit , një nga zonat më të rëndësishme në Shqipëri për kultivimin e agrumeve.
Në 15 vitet e fundit, përmes projekteve të ndryshme të USAID-it, fermerët e kësaj zone kanë marrë asistencë teknike, përfshirë aftësimin për aksesim fondesh, me synim rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe hyrjen në tregjet e huaja.
Tani fermerët e Xarrës eksportojnë 95% të produkteve të tyre në vendet e Ballkanit dhe më gjerë.
Fshati Xarrë, në Konispol në skajin jugor të Shqipërisë kryeson prodhimin e agrumeve ne vend, ku numërohen rreth 500 ha tokë të kultivuara me varietete të ndryshme të portokalleve, mandarinave, limonëve dhe qitrove.

Mbështetja financiare e fermerëve të kësaj zone nga programi IPARD në një sërë agregatesh bujqësore që kalon vlerën e 260 mijë euro, ka bërë që produktet “Made in Albania” të jenë më konkurruese.
Nga 30 mijë ton që prodhohen në vit, 20 mijë prej tyre shkojnë për eksport.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI