Puna për rikonstruksionin e shetiores së Sarandës, ka hyrë këto ditë në një fazë të re.
Paralelisht me ecjen e punimeve në segmentin e parë të shetiores, ka nisur puna edhe në segmentin e dytë, që shtrihet nga Sheshi i Limanit deri në zadrën e notit, në afërsi të porti detar.
Burime zyrtare vine ne dukje se Bashkia e Sarandes ka vepruar për hapjen e sheshit të ndërtimit për rikonstruksionin e lotit të dytë, duke patur mirëkuptimin e biznesit, për heqjen e kioskave dhe lokaleve. Kjo, ka mundësuar vendosjen e rrethimit të kantierit të ri, me rrjeta metalike, që shoqërohet me bllokimin e qarkullimit.
Puna ka nisur me pastrimin e nëndetit te limani i varkave të vogla, për të vijuar me zbatimin e detyrave të tjera të projektit, i cili parashikon/ edhe atje sistem shkallësh,/shtrimin e tubacioneve të ujërave të zeza /dhe zëvendësimin e tubacionit të ujit të pijshëm për këtë zonë.

Projekti parashikon gjithashtu rikualifikimin e pjesës së Bar Limanit,/ që prek investimi i ri, përfshi edhe kinemanë verore.

Pjesë e projektit që do të zbatohet është edhe sistemimi me një koncept të ri i fasadave të objekteve përgjatë këtij segmenti të shetitores, rikualifikimin e hapësirave të gjelbra që shrtrihen në këtë zone. etj,.


Lidhur me rikontruksionin e shetitores në tërë gjatësinë e saj, kryebashkiaku i Sarandes Adrian Gurma ka deklaruar se ajo do të jetë gati për sezonin veror 2021. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI