Policia e Athinës ka arritur që të godasë një grup me shqiptarë dhe grekë, të cilët kryenin vjedhje të makinave, motorëve apo edhe dyqaneve.
Në përfundim të operacionit, tetë persona, të moshës 16 deri në 29 vjeç, u arrestuan, ndërsa në kërkim u shpallën 13 anëtarë të tjerë të këtij grupi.
Sipas hetimit, banda, e përbërë nga të rinj, ishte krijuar për të paktën një vit dhe kryente sistematikisht vjedhje.
Operacioni policor u organizua në zonën e gjerë të Atikës, por kryesisht në zonat e Kallitheas dhe Nea Smyrni.
Nga hetimi i deritanishëm, janë vërtetuar 16 raste të vjedhjes së dyqaneve, 11 shtëpi, 10 makina dhe 2 vjedhje të motoçikletave.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi