Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur sot se pagat e mësuesve do të kenë rritje gjatë vitit 2021.
Gjatë një interviste në medie, Denaj tha se grupi i punës në ministri është në fazën e draftimit të kësaj mase.
“Pas mjekëve, rritje do të njohin edhe pagat për mësuesit”, deklaroi ajo.
Denaj u shpreh se pagat e mjekëve do të rriten deri në 40% në vitin 2021. Sipas saj kjo është rritja e dytë e qenësishme, pasi gjatë 7 viteve të qeverisjes së Partisë Socialiste pagat e mjekëve janë rritur me 21% ndërsa të infermierëve 26%.
Po ashtu, ministrja theksoi se krahas pagës rritje do të njohin edhe investimet në shëndetësi. Ne kemi investuar në 3 vitet e fundit, tha Denaj në 300 qendra shëndetësore.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI