Nga Perparim Kabo/
(Kujtese…kur ne Tranzicionin Shqiptar njerezit me ne fund do te kene uje 24 ore te rrjedhshem dhe te pijshem…ne te gjithe territorin e vendit…
Nje vit me pare kisha bere kete shenim…viti iku uji nuk po vjen…Pkabo 28 shtator 2020Po po koka e ka pergjegjesine edhe per ujin…por jo se lahet /)
…Menaxhimi i ujit eshte nje nga objektivat e mijevjecarit dhe detyrat qe u shtruan ne Konferencen e Johanesburgut…te cilen ne e kemi nenshkruar dhe ratifikuar,…Vitin qe vjen ne te gjithe boten do kete analiza per 20 vjete nga Konferenca e Johanesburgut …cfare eshte bere me objektivat e mijevjecarit.
Tek ne as eshte vene ujet ne zjarr per ujin dhe per te tjerat…Sa per dijeni me ligj uji ne Republiken e Shqiperise eshte ushqim, por nuk trajtohet si ushqim…Uje ka dhe uje ska…se si thuhet pune ka por nuk ka specialista…
Shqiperia atdheu yne me uje dhe pa uje…nuk ka nje harte te punimeve inxhinerike nentoksore…madje dhe kur ndertohet mbi toke nuk ka nje konsultim me cfare ka dhe cfare duhet nentoke…
Rrjeti i shperndarjes se ujit bazohet te parimi i eneve komunikuese te Toricelit…pra duhet te zbrezi nga nje pike sa me e larte qe te ngjitet ne piken me te larte ne anen tjeter…Ne zonat e rrafshta ka sisteme pompimi qe shperndajne ujin…Shqiperia me kaq rezerva ujore pse mos kete uje 24 ore…
Se fundemi ne Tirane eshte shpallur nje master plan qe Tirana te kete uje 24 ore, dhe per kete qellim u ngrit cmimi ujit 40% si dhe u tha se do merrej nje kredi 250 milion Euro. Vecse ka nje gjendje jo te qarte…Ku do meret kjo kredi me cfare termash, cvend ze rritja e cmimit ne shlyerjen e saj, kur mbyllet ky investim, a eshte marre qe ne fillim e tere kredia apo meret me pjese sipas fazave te projektit me qellim qe te mos mbahet nje ngarkese fiskale kur ato para nuk hidhen te gjitha njeheresh ne veper…?!!!
Nuk kemi informacion…Zgjidhje ka por duhet koke…Ujerat e Drinit qe kalojne ne disa hidrocentrale shkojne ne det..pra ujera te nje lumi malor, me uje bore..shkojne ne det…Sa thane keta te Tiranes…250 milion euro vetem per Tiranen…E po eshte gati projekti qe me 200 milion euro uji i Drinit te mos derdhet ne det por te futet ne tubacione dhe furnizon deri ne Vlore…Mos shpenzoni eurot si te jene letra…Kujdesuni per cdo cent…shpenzoni ku dhe si duhet…dhe shpetoheni Shqiperine nga nje turp urbano-rural…mungesen e ujit aq sa jane shfaqur prej vitesh gamilet prej llamarine ne kurrizin e godinave…a thua se jemi ne nje vend te shkrete qe ska as ujera nentoksore as mbitoksore…as lumenje as perrenje e as rreshje shiu…
Instaloni Konferencen Kombetare te ujit si aktivitet te pervitshem…dhe mos mendoni se historia e nje vendi behet ne studio televizive apo ne rrjetet sociale… Mos harrojme ate qe paralajmeroi Kofi Anan..ne shekullin 21 luftra te tmershme do zhvillohen per ujin…pkabo 26 shtator 2019 ///
ME SHUME LAJME
As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit
SHËNIM. Pa shëndetin e kafshëve nuk ka shëndet publik
“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”