Këtë të hënë në Gjirokastër u raportuan tre raste të reja me koronavirus.
Një prej tyre është një nxënës në shkollën “Koto Hoxhi” në Gjirokastër.
Ndërkohë një tjetër rast është një punonjëse tek fasoneria që u mbyll.
Gjithashtu dhe një efektiv policie i Gjirokastrës rezultoi pozitiv.
Gjirokastra numëron 75 raste aktive me Covid-19 që prej fillimit të pandemisë.
Ditën e djeshme ka pasur një bilanc pozitiv të koronavirusit ku ka pasur më shumë të shëruar se të infektuar.
137 persona fituan betejën ndërkohë që 106 raste të reja u raportuan me covid.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI