– Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka urdhëruar caktimin e datës së fillimit të vitit akademik 2020-2021 në institucionet e arsimit të lartë.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në urdhrin e saj të lëshuar të martën me 29 shtator, urdhëron që viti akademik 2020-2021 në institucionet e arsimit të lartë të fillojë me 2 nëntor 2020.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë po ashtu përmes urdhërit, u kërkon institucioneve publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues, të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “Trajtimi i Studentëve” sh.a, listat e studentëve të regjistruar, sipas programeve të studimit dhe fakultete përkatëse.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror