Në vitin 2019, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje të përbërë mesatarisht nga 3,7 persona, janë 82.235 lekë.
Sipas anketës së publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), totali i shpenzimeve për konsum është 63,5 miliardë lekë në muaj për 771.600 familje.
“Vlerësimi i shpenzimeve mesatare mujore për konsum të familjeve në vitin 2019, është 5,6% më i lartë se në vitin 2018. Rritja e çmimeve të konsumit, në vitin 2019, krahasuar me vitin 2018, është 1,4 %”, thuhet në anketën e INSTAT.
Uljen më të madhe të shpenzimeve mesatare për konsum mujor, në vitin 2019, e ka shënuar grupi “transport” me 5,5%, krahasuar me vitin 2018, ndërsa rritja më e madhe është regjistruar në grupin “argëtim dhe kulturë” me 54,3%, si rezultat i rritjes më të madhe të shpenzimeve për nëngrupet “pushime familjare brenda vendit dhe paketa turistike jashtë vendit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI