Skena të denja për një film aksion janë regjistruar mbrëmjen e të premtes, 2 tetor 2020, në Katerini të Greqisë, me protagonist dy shqiptarë.
Fillimisht banorët e qendrës së Katerinit, njoftuan policinë pasi tre të rinj, dy shqiptarë dhe një grek po përlesheshin mes tyre në sheshin “Eleftherias”.
Policia nxitoi në vendngjarje por aty hasi në rezistencën e njërit prej shqiptarëve, raporton Ta nea.
21-vjeçari shqiptar, siç shihet në videon e publikuar dje nga mediat greke, gjatë rezistencës ndaj policisë për të mos e shoqëruar në komisarit i rrëmben armën policit dhe qëllon.
Fatmirësisht nuk u dëmtua askush.
Policia bëri arrestimin e tij. Përveç tij u arrestuan dhe një 25-vjeçar shqiptar dhe një 21-vjeçar grek, të përfshirë në konflikt.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI