Mbrëmjen e djeshme një 30-vjeçar është goditur me thikë, ndërsa policia ka ndërhyrë dhe ka parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes.
NJOFTIMI I PLOTË
Më datë 05.10.2020, rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Sarandë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi F. B., 29 vjeç, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin Armand Kanushi 30 vjeç.
Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin F. B., të cilin e kanë shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore.
I dëmtuari ndodhet në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi