Nga e enjtja, në rrugë e qyteteve, hapësira publike do të jenë të pozicionuar patrulla të policisë që do të bëjnë kontrolle për zbatimin e mbajtjes së maskës si një masë parandaluese, anti-COVID.
Qëllimi nuk është ndëshkimi, tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, por ruajtja e jetës së qytetarëve. Në deklaratën për mediat, Veli theksoi se e gjitha kjo po bëhet me qëllim shkëputjen e zinxhirit të transmetimit të COVID-it si edhe shmangien e një karantine të dytë si në muajt e parë të pandemisë.
Ai ka ftuar qytetarët që të jenë bashkëpunues, të jenë në krah të policisë, për t’i minimizuar efektet e pandemisë.
“Rastet e shtetasve të infektuar me COVID-19 kanë shënuar një rritje të lehtë, sipas të dhënave nga Shëndetësia. Një rritje e tillë e të infektuarve po vërehet edhe në shumë vende të botës. Disa prej këtyre shteteve kanë nisur marrjen e masave të forta për parandalimin e infeksionit. Edhe në vendin tonë kanë nisur të merren disa masa në mënyrë që të pengohet përhapja masive e virusit. Duke filluar nga dita e enjte, çdo qytetar është i detyruar të mbajë maskën mbrojtëse që në momentin kur del prej shtëpisë së vet. Kjo masë është në përputhje me udhëzimet e dala nga autoritetet shëndetësore. Mbajtja e një maske në fytyrë ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun e përhapjes së infektimit.
Qëllimi kryesor është të mbrojmë popullatën nga rreziqet që paraqet virusi. Së dyti, me marrjen e një mase të tillë, synojmë edhe të shmangim një mbyllje si ajo e pranverës së këtij viti. Për qytetarët është më e lehtë të mbajnë një maskë dhe të zbatojnë rregullat e distancimit social, sesa t’u nënshtrohen kushteve të rrepta të mbylljes.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI