ATSH/ Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u shpreh se “mbajtja e maskave nga qytetarët është e rëndësishme dhe është tashmë e vërtetuar se ato janë një mënyrë për parandalimin e shpërndarjes së infeksionit”.
Gjatë një emisioni televiziv mbrëmjen e së martës, Brataj, tha se “ka maska që përdoren për përdorim profesional, maska për të mbrojtur komunitetin dhe maska për të mbrojtur veten e komunitetin”.
“Msakat kanë lindur për t’u mbrojtur nga mikrobet. Ato përdoren për viruset, jo se kalon virusi, sepse virusi ka treguar se ka shumë mundësi të transmetohet në rrugë ajrore, por rruga kryesore e transmetimit janë spërklat. Spërklat ndalojnë të gjitha te barriera, ndaj duhet ajo. Maskat e mira janë ato që kanë dopio filtër, që nuk lejojnë të kalojë ajër anash. Maskat me filtër janë për ata që punojnë me orar të zgjatur, si në spitale, ose në ato biznese ku ka tymëra, pluhura, me qëllim që ajri të kalojë në filtra”- tha Brataj.
Sipas tij, në numrin e telefonit të Urgjencës 127 ka nisur rritja e thirrjeve për koronavirusin, pas një rënieje që pati në verë.
“Ka një alarm. Edhe vizitat në spital kanë ardhur duke u rritur. Kështu që nuk kemi pse presim. U ulën temperaturat, që është faktor shumë i rëndësishëm për mbijetesën e virusit. Është vërtetuar me mijëra herë që maska është një nga mënyrat e parandalimit të shpërndarjes së infeksionit”- deklaroi Brataj.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.