Televizioni grek SKAI, ka zbuluar se emri i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, burgimi i të cilit i solli në pikën e thyerjes marrëdhëniet me Shqipërinë mund të jetë kandidat i Mitsotakis për eurodeputet në zgjedhjet europiane të qershorit.
Konkretisht, siç raporton SKAI, të afërm të Fredi Belerit konfirmojnë kontaktet me partinë përpara zgjedhjeve europiane të 2024-ës dhe në fakt theksojnë se nuk ka asnjë pengesë ligjore për këtë. Mbështetësit e këtij skenari besojnë se një kandidim i mundshëm i Belerit do t’i japë pikë të rëndësishme në elektorat qeverisë greke, duke ushqyer ndjenjën e shumicës së madhe të qytetarëve grekë që e konsiderojnë si të padrejtë burgosjen e tij.
Pikë referimi për çdo zhvillim do të jetë vendimi i të martës se javës së ardhshme i Apelit Gjykatës së Posaçme pasi shkalla e parë dha dënimin ndaj Belerit me dy vite burg.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota