Emri i saj është Elena Kovalskaya. Sot ajo dha dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së Teatrit Shtetëror të Moskës “Vsevolod Meyerhold”.
Në një postim në rrjetet sociale ajo shkruan: “Miq, në shenjë proteste kundër pushtimit rus të Ukrainës, jap dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së teatrit shtetëror, është e pamundur të punosh për një vrasës dhe të paguhesh prej tij.
” Për të kuptuar guximin e aktit të saj, duhet theksuar se Teatri Mayakovsky në Moskë më herët i kishte ndaluar aktorët e tij të komentonin në asnjë mënyrë mbi pushtimin rus të Ukrainës, ndërsa departamenti i kulturës së qytetit raportoi çdo koment negativ si “tradhti”. Respektet tona./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi