/08/09/2020/ Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Himarë, në aksin rrugor Sarandë-Piqeras.
Sipas informacioneve, automjeti tip Ford me targa të Durrësit është përplasur me bordurën. Brenda makinës ndodheshin 3 persona.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri Armand Asllani, 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi E.B dhe pasagjeria tjetër A. K, janë transportuar në Spitalin e Sarandës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 07:00, në aksin rrugorë Sarandë-Piqeras, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën automjeti tip Ford me drejtues shtetasin E.B dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri A.A, 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi E.B dhe pasagjeria tjetër A. K, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI