Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin kombëtar Kardhiq–Delvinë, në vendin e njohur si Fushë Vërri.
Nga ky aksident ku u përfshinë dy automjete, një njeri me karoceri dhe tjetri një Audi, ka humbur jetën në vendngjarje një person dhe janë plagosur tre të tjerë.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, ambulancat dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për dhënien e ndihmës së parë dhe normalizimin e situatës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.///
ME SHUME LAJME
Rama përsërit thirrjen për dialog me protestuesit
KINOTEATRI I SARANDËS. PREMTIMET NË SKENË, TENDERI NË SIRTAR DHE KULTURA NË PRITJE!
Ambalazhet, detyrime të reja për bizneset dhe depozitë e rimbursueshme për shishet plastike