SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Tiranë, qytetarët në ditën e pestë të protestës kundër projektit në Zvërnec

Shoqëria civile dhe qytetarë për të pestën ditë radhazi kanë marshuar në Tiranë lidhur me projektin për investim në Zvërnec të Vlorës.

Qytetarët u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” dhe nga aty marshuan drejt Kryeministrisë, ku mbajtën dhe një minutë heshtje në nderim të efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli që humbi jetën në krye të detyrës në Maliq.

Me pankarta në duar qytetarët kërkuan anulimin e projektit, duke shprehur shqetësimet e tyre për ndikimin që ai mund të ketë në mjedis dhe në pasuritë natyrore të zonës.

Protestuesit kanë paraqitur pesë pika për qeverinë: Dorëheqjen e kryeministrit; Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë; Shfuqizimin e Paketës së Maleve; Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura; Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Protesta e cila nisi në orën 18:00 u mbyll në 21:30, teksa u bë thirrje për një marshim tjetër nesë në orën 18:00.

Dita e pestë e protestës kundër projektit në Zvërnec. Foto: Andrin Hoxha (Arbi FORTUZI)///

Dita e pestë e protestës kundër projektit në Zvërnec. Foto: Andrin Hoxha
Dita e pestë e protestës kundër projektit në Zvërnec. Foto: Andrin Hoxha

error: