Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të trefishtë në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë këtë të diel.
Në aksident janë përfshirë automjetet tip “Audi”, “Volksëagen” dhe “Ford”, ku ky i fundit pas përplasjes ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.
“Rreth orës 19:40, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Subashit”, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet tip “Audi”, “Volksëagen” dhe “Ford”, automjeti tip “Ford” pas përplasjes ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, sipas policisë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI