Aktualitet/ Greqi/ Shtyhet leja e qëndrimit për emigrantët për 5 muajt e ardhshëm
Sipas këtij vendimi, afatet e shtyrjes janë nga periudha 15 mars deri në 15 tetor të këtij viti. Ky lajm është konfirmuar nga ministria e Emigracionit, ndërsa ditën e sotme vendimi është botuar në fletoren zyrtare.
Ky vendim është i vlefshëm për të gjithë emigrantët të cilët për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së Covid-19 nuk mundën të largoheshin nga shteti helen.
Po ashtu, ministria e Emigracionit ka deklaruar se në ditët në vijim do të publikojë pikat sqaruese dhe se emigrantët nuk do të kenë problem me rinovimin e lejeve të qëndrimit në Greqi.//
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi