Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj kujtoi sot 9 nëntorin 1989 që shënoi rënien e murit të Berlinit. Alibeaj e konsideroi rënien e murit të Berlinit si zanafillën e rënies së regjimit komunist në Evropë.
“Ngjarje që shënoi një kapitull të rëndësishëm në luftën e ftohtë dhe në historinë e Evropës moderne. Kjo ditë do të mbahet mend si zanafilla e rënies zinxhir e ndikimit të regjimit komunist në shumë vende të Europës. Kjo ngjarje i parapriu momentit historik të demokracisë dhe vlerave europiane të lirisë, drejtësisë dhe funksionimit të institucioneve të pavarura. Këto vlera mbeten dhe sot për ne, për shoqërinë shqiptare, për PD, udhërrëfyesi i vetëm i rrugëtimit tonë të përbashkët properëndimor”, shkruan Alibeaj në rrjetet sociale..
Më 9 nëntor Gjermania feston 33-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Një ngjarje që ndryshoi botën. As një vit më vonë, më 3 tetor 1990, Gjermania u ribashkua pas 41 vitesh ndarjeje. Konflikti Perëndim-Lindje përfundoi. 9 nëntori 1989 ishte një ditë me rëndësi të veçantë për historinë e Gjermanisë dhe Evropës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI