Dy sulme terroriste në Francë brenda 2 orësh! Sulmi i parë ndodhi pranë katedrales ‘Notre Dame’ në Nicë deklaruan mediat franceze, ku u regjistruan tre të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë. Sipas një burimi policor në gazetën franceze Le Figaro, gruaja e moshuar të cilës iu pre koka u gjet e masakruar në kishë.
Një burrë gjithashtu u gjet i vrarë në kishë. Gruaja e dytë, e cila kishte arritur të strehohej në një kafene aty pranë, humbi jetën atje, trupi i saj u ther disa herë. Sulmi la gjithashtu disa të plagosur. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se një operacion policor ishte duke u zhvilluar në qytet, ndërsa Kryetari i Komunës së Nicës Christian Estrosi tha se bëhet fjalë për një sulm terrorist dhe i dyshuari për krimin ishte arrestuar. Sipas mediave franceze, një gruaje i është prerë koka.///shqiptarja.com///
ME SHUME LAJME
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos
Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO!