Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Sofia Philippidou vizitoi të premten qytetin e Korçës, ku u prit nga kryetari i bashkisë Sotiraq Filo.Bashkëpunimi ndërkufitar, ekonomik, kulturor dhe turistik me shtetin fqinj, ishin në qendër të bashkëbisedimit.
Kryetari i Bashkisë së Korçës Filo, bëri një panoramë mbi investimet që janë rritur ndjeshëm vitet e fundit në këtë qytet, veçanërisht në sektorin e turizmit, bujqësisë, përpunimit të produkteve bujqësore etj.Ai vlerësoi zhvillimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Greqisë duke shprehur përkrahjen e tij për zhvillimin e bashkëpunimit midis ndërmarrjeve vendëse e palës greke.
Ambasadorja nga ana e saj, vlerësoi Korçën si një qytet të pasur me trashëgimi kulturore dhe atraksione turistike, të cilat e bëjnë një nga qytetet më të dashura për tu vizituar në Shqipëri.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI