Është mbyllu në mënyrë paqësore protesta e sotme për vrasjen e Klodian Rashës në Shkodër.
Të mbledhur në sheshin “Luigj Gurakuqi”, ku protestuan për vrasjen e të riut nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, qytetarët u shprehen se sjellja e policisë është e patolerueshme, ndërsa theksojnë se nuk duan t’i shohin fëmijët e tyre të largohen nga vendi.
Qytetarët kërkuan largimin e drejtorit te policisë Ardi Veliu.
“Protesta vazhdon sepse drejtësia nuk është çuar deri në fund. Nuk duhet të trembeni. Unë i ftoj në protestë. Ardi Veliu ka përgjegjësi penale. E duhur do të ishte që të kemi mbështetjen e policisë”, u shpreh një nga të rinjtë pjesëmarrës në protestë.///
ME SHUME LAJME
Kush do të na e mbrojë shqipen nga këta “modern” barbarë?!
Shaban Zeneli e la shpirtin në këngë
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.