Partia Demokratike i bëri thirrje SPAK të mos kursejë askënd në hetime. Reagimi është bërë nga zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina pas arrestimeve të ish-drejtorëve në bashkinë e Tiranës.
“Sot gjysma e qeverisë së Edi Ramës është në dyert e drejtësisë e prapa hekurave për shkak të korrupsionit të lartë. Dhe ky model qeverisës i vjedhjes dhe korrupsionit sistemik është shpërndarë dhe në nivelin e qeverisjes vendore.
Me urdhër -arreste të SPAK të disa ditëve më parë, drejtorë dhe ish zyrtarë të Bashkisë Tiranë janë para drejtësisë dhe prapa hekurave. Partia Demokratike në mbështetje pa asnjë rezervë të SPAK, inkurajon hetimet e thelluara pa kursyer askënd në Bashkinë Tiranë për të vënë para drejtësisë vjedhësit e pasurive publike dhe pronave të qytetarëve. Partia Demokratike kërkon publikisht dorëheqjen e Erion Veliajt me qëllim që t’i hapë rrugë hetimeve të thelluara të SPAK ndaj këtij Institucioni.”///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi