Policia greke ka arrestuar një prift 58-vjeçar, i cili akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme në një zonë pyjore në Bashkinë Markopoulo-Mesogaia.
Sipas mediave greke, prifti shërbente në kishën e Agioi Anargyri, dyshohet se i vuri flakën zonës pranë banesës së një biznesmeni që e kishte denoncuar më herët. Në dëshminë e tij, ai është shprehur se kishte ndezur zjarr për të djegur disa letra në cep të shtëpisë.
I pyetur për llojin e dokumenteve të djegura, prifti ka deklaruar se bëhej fjalë për dokumente kishtare, të cilat lidhnin emrin e tij me një skandal në malin Sinai. Ai vetë ishte sekretar i ISKE-së 7 vjet më parë.
Prifti ka justifikuar praninë e tij në Markopoulo duke thënë se kishte shkuar për t’u larë në det. Ndaj tij është vendosur një gjobë prej 1,687.50 euro, ndërsa aktualisht ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë sot para organeve kompetente të akuzës.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi