Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë pasditen e sotme Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Punimet e Asamblesë pritet të nisin në orën 16:30. Mbledhja pritet me interes edhe për shkak të zërave për ndryshime në kabinetin qeveritar, të cilat nuk janë mohuar asnjëherë nga krerët e selisë rozë.
“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi”, tha Rama në mbledhjen e zgjeruar të kabinetit qeveritar në Tepelenë më 28 korrik.
Kujtojmë gjithashtu se teksa u pyet lidhur me ndryshimet në qeveri gjatë një konferencë për mediat, Rama u përgjigj javën e shkuar se do të duhet që të presim mbledhjen e asamblesë.///
ME SHUME LAJME
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë
Përkeqësohen kushtet e motit, ndalohet lundrimi në Vlorë dhe Sarandë
MEMORIE. 105-vjetori i themelimit të shkollës së parë teknike në Shqipëri