Në zbatim të agjendës së #DiplomacisëEkonomike2025, në ambientet e Ambasadës së Qipros në Athinë u zhvillua një takim konstruktiv mes Diplomates Ekonomike të Ambasadës sonë, znj. Joana Zhonga dhe Këshilltarit Tregtar të Ambasadës së Republikës së Qipros, z. Joseph Kypraios.
Burime nga Ambasada e Shqipërisë në Athinë vunë në dukje se “Në vijim të vullnetit të përbashkët të shprehur edhe gjatë vizitave respektive të dy Ministrave të Punëve të Jashtme, diskutimi u përqëndrua në hapat konkretë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes Shqipërisë dhe Qipros, përmirësimin e kuadrit ligjor, nxitjen e investimeve në sektorë prioritarë, si dhe krijimin e partneriteteve të reja ndërbiznesore, në përfitim të ekonomive të të dy vendeve.”
Sipas të njëjtave burime, Qipro renditet në vendin e 13-të të investitorëve më të mëdhenj në Shqipëri me një stok prej 306 milionë euro (T1 2025) dhe në vendin e 10-të për sa i përket fluksit të investimeve, për tremujorin e parë të vitit 2025.
“Në prag të Presidencës së saj të ardhshme të BE-së, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, rishprehim mirënjohjen për mbështetjen që Republika e Qipros ofron në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe angazhimin për të thelluar lidhjet mes dy vendeve.” theksoi pas këtij takimi të rëndësishëm Joana Zhonga , Diplomate ekonomike e Ambasadës së Shqipërisë në Kryeqytetin helen, Athinë. /SARANDANEWS.AL.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI