Në portin e Durrësit mbërriti sot autobusi zyrtar i skuadrës së Romës, në kuadër të ngjarjes më të madhe futbollistike, që do të zhvillohet në Shqipëri, siç është finalja e UEFA Conference League.
Kryeministri Edi Rama ndau sot foton e mbërritjes së autobusit në Portin Durrësit, ndërsa informoi se skuadra e Romës do të mbërrijë nesër në Rinas.“Welcome! Mbërrin në Portin e Durrësit autobusi zyrtar i Romës, i cili do të marrë nesër skuadrën në Rinas”, tha Rama.

Finalja e UEFA Conference League mes Romës dhe Feyenoord-it do të zhvillohet në 25 maj në Tiranë.
Ky konsiderohet një event i rëndësishëm sportiv jo vetëm për Italinë dhe Holandën, por edhe një festë e madhe për gjithë Shqipërinë.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi