Institucioni i Avokatit të Popullit organizon nesër në Sarandë një “DITË TË HAPUR!” për qytetarët me pjesëmarrjen e ekspertëve të ardhur nga Tirana të cilët do të jenë të gatshëm të dëgjojnë dhe shqyrtojnë shqetësimet dhe ankesat e qytetarëve të Sarandës dhe të rajonit përfshi edhe qytetarë nga bashkitë fqinje Konispol, Delvinë e Finiq.
Sipas burimeve nga Zyra Rajonale e Avokatit të Popullit në Sarandë, ekspertët e Institucionit nga Sektori i Administratës, do të fokusohen kryesisht në çështje të pronësisë, por janë gjithashtu të hapur për të trajtuar çdo problematikë tjetër që lidhet me të drejtat e njeriut.

Përfaqësuesi i Zyrës Rajonale në Sarandë, Arben Guga vuri në dukje për SARANDANEWS.AL se “Dita e Hapur nis të Martën, datë 15 korrik në orën 11.00 në një mjedis brenda godinës së Bashkisë Sarandë.”
Pak ditë më parë Institucioni i Avokatit të Popullit organizoi në Sarandë “DITËN E HAPUR” ku specialistët dëgjuan dhjetra qytetarë lidhur me ankesat dhe shqetësimet e hasura kryesisht mbi çështje të pronësisë të cilat zvarriten prej vitesh nga institucione të ndryshme publike vendore përfshi zyrat e Kadastrës Shtetërore, bashkitë, ,etj/SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI