Viti 2012 nuk është shumë i largët, megjithatë është një kohë e mjaftueshme për të treguar se sa shumë është rritur flota e mjeteve rrugore në Shqipëri përgjatë dekadës së fundit.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) publikoi sot treguesit që flasin shumë qartë për përmirësimin drastik të mjeteve tona rrugore të lëvizjes dhe të transportit, si vlerë mesatare mjeti, si komoditet e siguri, si edhe më miqësore ndaj mjedisit.
Deri në fund të vitit 2021 shënohen 740,669 mjete aktive në Shqipëri, ose 346.019 mjete më shumë se në 2012, me një rritje 88 % krahasuar me vitin 2012, nga të cilat: 593,280 janë autoveturat, 99.5 % më shumë se në vitin 2012; 17,932 janë mjete luksi, 143 % më shumë se në vitin 2012; 10,852 mjete për transport pasagjerësh, 40 % më shumë se në vitin 2012.
Gjithashtu, bëri të ditur DPSHTRR-ja, krahasuar me vitin 2021, rezulton se janë shtuar në 94,653 mjetet për transport mallrash/bujqësore/ndërtimi, ose 42 % më shumë dhe janë 2,236 mjete green, ose 11,80 % më shumë.
Sipas DPSHTRR, rezulton se janë 262 mjete për 1000 banorë gjatë vitit 2021, ose 93 % më shumë se në vitin 2012.
Vlera e flotës aktive të mjeteve deri në fund të vitit 2021, shënoi shifrën e 2,808,475.390 eurove, ose 2,316,168,860 euro më shumë se vlera e tërë flotës deri në vitin 2012.
Sot kemi 1,126,594 drejtues mjetesh, ose +66% më shumë se në vitin 2012./atsh///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI