SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Balluku: Qeveria synon shndërrimin e porteve në zona për turizëm

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha sot se projektligji “Për aderimin e Shqipërisë në konventën ndërkombëtare për kontrollin e dëmeve nga sistemet për mbrojtjen antivegjetative në anije”, synon të plotësojë kuadrin ligjor në fushën e mbrojtjes së mjedisit detar nga ndotjet për anijet.

Sipas ministres, ky projektligj konsiderohet i rëndësishëm, dhe vjen në vazhdën e investimeve në mënyrë energjetike të qeverisë për ndryshimin rrënjësor të mjedisit dhe shndërrimin e porteve të vendit në zona për turizëm dhe zona atraktive, duke i hapur rrugë të re projekteve për ndërtimin e porteve të reja.

Miratimi i këtij projektligji ka për qëllim të reduktojë ose eliminojë efektet negative në mjedisin detar dhe shëndetin e njeriut të shkaktuara nga sistemet e mbrojtjes antivegjetative për anijet. Studimet shkencore dhe hetimet nga qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare kompetente kanë treguar që disa sisteme për mbrojtjen antivegjetative për anijet të përdorura për anijet paraqesin rrezik të konsiderueshëm të lëndëve toksike dhe ndikime të tjera kronike për organizmat detarë të rëndësishëm në aspektin ekologjik dhe ekonomik dhe, gjithashtu, dëmtohet shëndeti i njeriut si rezultat i konsumit të ushqimeve të detit të prekur.

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin u ka bërë thirrje shteteve të marrin masa për të reduktuar ndotjen e shkaktuar nga komponimet organike, të përdorura në sistemet e mbrojtjes antivegjetative për anijet. Konventa ndalon përdorimin e organotinave të dëmshme në bojërat kundër ndotjes të përdorura në anije dhe vendos një mekanizëm për të parandaluar përdorimin e mundshëm të substancave të tjera të dëmshme në të ardhmen në sistemet anti-ndotje. Bojërat kundër ndotjes përdoren për të veshur fundet e anijeve për të parandaluar vrasjen e jetës së detit, siç janë algat dhe molusqet, që bashkohen me trupin duke ngadalësuar anijen dhe duke rritur konsumin e karburantit.

Përdorimi i sistemeve të mbrojtjes antivegjetative për anijet, për parandalimin e krijimit të organizmave në sipërfaqen e anijeve ka një rëndësi kritike për efikasitetin e tregtisë, transportit dhe pengimin e përhapjes së organizmave të dëmshëm ujorë dhe patogjenëve.///

error: