Pavarësisht krizës globale, Shqipëria nuk do të aplikojë kufizime në furnizimin me energji elektrike për qytetarët gjatë dimrit. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku siguroi qytetarët se nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike. Deklarata e Ballukut u bë gjatë inspektimit të punimeve në lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës.
“Nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike, ashtu sikurse nuk kemi dëshirë të aplikojmë as fashën 800 kW”, deklaroi Balluku. Për këtë, sipas zv/kryeministres është e rëndësishme të ketë reshje.
Fasha 800 kW për të gjithë konsumatorët familjarë të energjisë elektrike ishte planifikuar të hyjë në fuqi më 1 tetor, por vendimi u shty, pasi pati një përmirësim të situatës energjetike në vend.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi