Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku sqaroi për publikun dhe afartin se deri kur mund të zgjasë fasha 800kw/h e vendosur nga qeveria. E ftuar në “Euronews Albania”, Balluku u shpreh se kjo varet edhe nga prurjet hidrike që do sjellin reshjet në vjeshtë. Ajo u shpreh se çmimi mund të rishikohet sërish në dhjetor si dhe nuk përjashtoi dhe mundësinë për heqjen e fashës 800 kw të vendosur.
Ministrja sqaroi dhe “deklaratën” ku iu bën thirrje zonjave për larjen e rrobave me 30 gradë për të kursyer energji. Ajo u shpreh se nuk e ka thënë kurrë diçka të tillë dhe se është një keqkuptim që u përhap enkas për të bërë zhurmë mediatike.
“Pas 31 dhjetorit çmimi do të rishikohet. Po shpresojmë që të kemi prurje hidrike. Mbase dhe fasha nuk do të aplikohet më. Pronarët dhe bordet e televizionin të mendonin që të na ndihmojnë në ndërgjegjësimin e shoqërisë. Ose të na aplikojnë një çmim preferencial, në një fashë orari që nuk ju prish punë dhe ju. Nuk kam folur kurrë për larjen e rrobave me 30 gradë. E para unë nuk e kam thënë se me sa duhet të lahen rrobat se nuk jam eksperte se sa harxhon lavatriçja. Ka qenë një sport që e ka shpërndarë KESH dhe nuk e ka thënë ministrja. Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike,”-tha ajo.///
ME SHUME LAJME
Kakome. Banorët shembin rrethimin dhe flakin në përrua kioskat e postblokut.
Sarandë. Policia kap 34-vjeçarin shumë të kërkuar,anëtar i një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë
MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje