Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga organizimi në Shqipëri i BMW International GS TROPHY 2022. Rama u shpreh se pilotë nga e gjithë bota zgjodhën Shqipërinë për të marrë pjesë në BMW International GS TROPHY 2022. Kreu i qeverisë theksoi se ata zbuluan e promovuan shtigje të pashkelura natyrore të vendit tonë.


“Mirëmëngjes dhe me entuziazmin e pilotëve nga e gjithë bota, të cilët zgjodhën Shqipërinë për të marrë pjesë në BMW International GS TROPHY 2022, duke zbuluar e promovuar shtigje të pashkelura natyrore të vendit tonë, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.
BMW Motorrad solli International GS Trophy në Shqipëri në datat 4-10 shtator 2022.


Motoçiklistët më të mirë të Enduro në botë, eksploruan shtigjet epike, me motorët e tyre GS, në një kompeticion të mbushur me aksion.

Gjatë 7 ditëve pjesëmarrësit garuan me motorët e tyre në male të thepisur, lugina, lumenj të egër, pyje të dendura dhe në vijën bregdetare të Shqipërisë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI