Mediet greke kanë publikuar emrat e shqiptarëve, që u arrestuan dy ditë më parë në kuadër të operacionit antidrogë në kampusin universitar Zografou në Atikë.
Përpos emrit të kokës së bandave shqiptare Esmin Ferhati, mediet greke kanë publikuar emrat e dy anëtarëve shqiptarë që u arrestuan të martën, Emanuel Mujo dhe Denis/Leonard Alushi ose Alushaj.

Esmin Ferhati

Emanuel Mujo dhe Denis/Leonard Alushi ose Alushaj
Nga materialet e Prokurorisë ka rezultuar se banda shqiptare ka vjedhur në mes të ditës një makinë tip Mercedes Benz, banditët kanë ndaluar mjetin në mes të rrugës dhe kanë nxjerrë shoferin me dhunë nga mjeti. Momente nga grabitja

32 personat e arrestuar të martën në zonë mbërritën sot në Gjykatë. Ndërkohë 23 nga 32 të arrestuarit përballen me akuza të rënda.

Ndaj tyre janë ngritur procedime penale për vepra të shumta që kryesisht kanë të bëjnë me:
1. Organizata Kriminale. 2. Grabitje. 3. Trafik droge. 4. Lëndim i rrezikshëm trupor. 5. Rezistenca ndaj autoritetit. 6. Mosbindje.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi