Policia greke arrestoi 30 persona, 20 prej të cilëve shqiptarë për disa vjedhje të pasagjerëve në transportin publik. Përveç shqiptarëve në pranga janë vënë edhe 8 pakistanezë, 1 rumun dhe 1 nga Bangladeshi, ndërsa 9 janë shpallur në kërkim.
Hajdutët që prej tetorit 2021, vepronin si grup i strukturuar ku kishin të ndarë rolet e tyre, ndërsa preja e tyre ishin pasagjerët e transportit publik. Ata vepronin orën e pikut ku në autobus të kishte sa më shumë njerëz për t’u marrë portofolat dhe celularët , ndërsa ishin të kujdesshëm të zgjidhnin zona ku nuk kishte kamera sigurie dhe përdornin shprehje të koduara në komunikimet e tyre telefonike. Pas vjedhjeve paratë i ndanin me njëri tjetrin.

Të arrestuarit akuzohen si autorë të të paktën të 81 vjedhje ndërsa shuma e parave të grabitura shkon deri në 50 mijë euro. Në kontrollet e kryera në 20 shtëpi të anëtarëve të organizatës kriminale dhe në dy dyqane janë gjetur dhe sekuestruar 10 laptopë, 83 celularë, 11 ora, 5 kuleta, 3 çanta, byzylyk femrash me vlerë 3070 euro, 5 automjete, 2 motoçikleta, celularë, tabletë dhe laptopë, si dhe një sërë dokumentesh, shënime të shkruara me dorë dhe fatura të transportit publik.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI