Një 29-vjeçar nga Saranda që qarkullonte sot pasdite me armë zjarri me vete, i është shmangur policisë, dhe pasi është perfshire ne nje karambol duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë ka arritur ta hedhe ne det armen. Por policia per nje kohe te shkurter ka mundur ta gjeje me dron pistoleten dhe t’i vendosë ne duar ‘byzylykët’ e prangave .
Policia, gjate nje komunikate ne orët e mbremjes se sotme ka sqaruar rrethanat e kesaj situate dhe skenat si ne filma policorë.
” Qarkullonte me armë zjarri me vete, nuk i’u bind urdhrit të Policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, shpallet në kërkim 29-vjeçari. Policia e Sarandës pas kërkimeve me dron gjen në det armën e zjarrit pistoletë, që kishte me vete 29-vjecari, i cili e hodhi në det për të fshehur provat. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasi A. K, qarkullonte me automjet, me armë zjarri me vete kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në lagjen Nr.1, Sarandë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin me të cilin lëvizte 29-vjeçari dhe menjëherë i kanë bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i mjetit shtetasi A. K, nuk i është bindur urdhërit të Punonjësve të Policisë për të ndalur dhe ka vijuar me shpejtësi duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të policisë.
Drejtuesi i mjetit ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke përplasur dhe një automjet tjetër dhe për të fshehur provat ka hedhur në det armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete. Shërbimet e Policisë kanë përdorur Dronin për të kontrolluar në det si dhe mjetet lundruese të Policisë Kuiftare. Pas skanimit nga droni në det, të vendit ku gjendej pistoleta është bërë e mundur nxjerrja dhe sekuestimi i saj, së bashku me një karikator me municion lufatrak. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A.K, dhe materialet i kaluan Prokuroris për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”/.SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI